Kombëtarja/ Mirel Josa: Jemi të detyruar të fitojmë, Moldavia e ka ngritur nivelin

101
Sigal

Flet për “Telegraf” Mirel Josa, ish-mesfushori i Kombëtares

Nga Agron Kaja

“Jemi të detyruar të fitojmë, edhe pse Moldavia e ka ngritur nivelin e saj. Po kështu edhe me Ishujt Faroe. Por fillimisht duhet të shohim me Moldavinë, gjendjen e skuadrës dhe ndryshimet që trajneri ka bërë, e pastaj ta vlerësojmë.”

Si një ish-futbollist i Kombëtares, si ndjeheni kur ju pyesin për skuadrën kuqezi sot?

Nuk është problem si ish futbollist, por si një person që e vlerësoj se Kombëtarja duhet të ecë përpara. Por ndjehem mirë që kjo skuadër ka pësuar ndryshime cilësore, edhe pse sot pas vetëm një ndeshjeje nuk kemi asnjë pikë.

Ju keni 24 vite i larguar nga Kombëtarja, sa e ndiqni ritmikën e zhvillimeve të saj?

Normal që e kam ndjekur në ritmikën e të gjitha ndeshjeve, në stadium dhe në TV. Dhe jo vetëm ndeshjet, që luan Kombëtarja, por të gjitha ngjarjet që ajo përcjell në të gjithë këtë ritmikë. Ky për mua është një detyrim professional.

Shqipëria ka luajtur vetëm një ndeshje ‘në grupin E’ të Europianit, çfarë tregon kjo situatë?

Nuk mund të dalim në konkluzion të shpejtë vetëm nga një ndeshje, sepse ka ardhur një trajner me staf të ri dhe është bërë një organizim i ri. Duhet parë mentalitete e mënyra që do luajë skuadra, dhe nga lojtarët që grumbullon e ndërton mënyrën e lojës.

Nëse i referohemi ndeshjes me Poloninë, si luajti Kombëtarja jonë?

Loja kishtë përmirësim në ndeshjen me Poloninë, pavarësisht se humbëm minimalisht. Skuadra krijoi dhe u kundërvu polakëve me lojë, por nuk ja doli. Gjithsesi, kjo ndeshje nuk është bazë për këto dy ndeshje të radhës.

Këtë fundjavë Kombëtarja do të luajë ndeshjen e dytë për Euro 2004, si ju duket skuadra para kësaj përballje me Moldavinë?

Jemi të detyruar të fitojmë, edhe pse Moldavia e ka ngritur nivelin e saj. Po kështu edhe me Ishujt Faroe. Por fillimisht duhet të shohim me Moldavinë, gjendjen e skuadrës e ndryshimet që trajneri ka bërë, e pastaj ta vlerësojmë.

Pas Moldavisë luajmë me Ishujt Faroe në transfertë, si e shikoni edhe këtë sfidë?

Edhe kjo është një ndeshje jo fort e lehtë, madje është më e vështirë se me Moldavinë, këtë e tregojnë rezultatet. Nuk do ta shohim këtë skuadër si para disa vitesh, sepse ka bërë ndryshime cilësore dhe në një ndeshje ka marrë barazimin.

Të grumbulluarit e trajnerit Sylvinjo mendoni se garantojnë gjashtë pikët në këto dy ndeshje?

Nuk mund të kesh garanci në skuadër vetëm nga emrat, por edhe nga loja që do të zhvillohet. Si do të ndërtohet loja me këta lojtarë, që duhet të japin garancitë e tyre në fushën e lojës, ajo do jetë garancia për rezultatin.

Po situatën e portierëve të Kombëtares si e shikoni, të cilët thuajse nuk janë aktivizuar në skuadrat ku luajnë?

Dy portierët kryesorë nuk janë aktivizuar, por njëri mes Berishës e Strakoshës do luajë. Më favorit duket Strakosha, sepse ai u provua në sfidën e parë në Poloni dhe ishte në një gjendje të mirë. Gjithsesi, të dy janë në të njëjtën gjendje.

Nëse Kombëtarja i merr gjashtë pikët në dy ndeshje, mendoni se do të hyjmë te skuadrat pretendente në Grupin E?

Ne nuk e kishim llogaritur Çekinë, sepse në fillim llogaritë janë bërë pa këtë skuadër. Nuk mund të jesh i bindur vetëm nga gjashtë pikët në dy ndeshjet e radhës për të kaluar Çekinë e Poloninë. Është e vështirë të bëjmë llogari të tilla.

Parashikimi juaj për Shqipërinë më 20 nëntor 2023, kur dhe e mbyllim Euro 2024 me Ishujt Faroe?

Duhet të shohim ndeshjet tona, duke parë se çfarë do të bëjnë dy rivalet e tjera. Çekia shkon në Poloni dhe ndeshjen kyçe ne e kemi këtu, me Poloninë dhe Çekinë.

Plotësohet organika, Asllani dhe Asani në Tiranë.

Vetëm dje skuadra jonë Kombëtare është plotësuar në organikën e saj, pasi janë bashkuar Asllani dhe Asani, të cilët ishin angazhuar me skuadrat e tyre në Ligën e Kampioneve dhe në kampionatin korean. Dje Sylvinjo kishte programuar dy seanca stërvitore, paradite e pasdite. Ndërkohë që në fundjavë u zhvillua një ndeshje kontrolli me Kombëtaren U19, e cila u luajt në Elbasan me dyer të mbyllura, për ta ruajtur “sekret” formacionin, që mund të përdoret si titullar në sfidën ndaj Moldavisë.

 

Formacioni i mundshëm

Renditja: 1-4-3-2-1

 

Strakosha

 

Hysaj      Ismajli          Gjimshiti         Mitaj

 

Bare     Ramadani        Asllani

 

Asani               Uzuni

 

Cikalleshi

 

EURO 2024

Ndeshjet-Grupi E

Datë 24 mars 2023

Rep. Çeke-Poloni                    3-1

Moldavi-Ishujt Faroe  1-1

Datë 27 mars 2023

Poloni-Shqipëri                       1-0

Moldavi-Rep. Çeke     1-1

Renditja

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Rep. Çeke                2          4

2.Polonia                     2          3

3.Moldavia                  2          2

4.Ishujt Faroe  1          1

5.Shqipëria                  1          0

 

Ndeshjet e radhës

Datë 17 qershor 2023

Shqipëri-Moldavi                    20:45

Ishujt Faroe-Rep. Çeke           20:45

Datë 20 qershor 2023

Ishujt Faroe-Shqipëri   20:45

Moldavi-Poloni                       20:45

 

Ndeshjet e Shqipërisë

Datë 7 shtator 2023

Rep. Çeke-Shqipëri     20:45

Datë 10 shtator 2023

Shqipëri-Poloni                       20:45

Datë 12 tetor 2023

Shqipëri-Rep. Çeke     20:45

Datë 17 nëntor 2023

Moldavi-Shqipëri        20:45

Datë 20 nëntor 2023

Shqipëri-Ishujt Faroe  20:45

 

“Ndahen” vëllezërit Taipi, Shqiprimi ikën nga Kukësi

Vetëm dy sezone zgjati aventura e Shqipërim Taipit me skuadrën e Kukësit, duke bërë kështu edhe “ndarjen” nga vëllai i tij Gjelbërimi. Shqiprim Taipi nuk është më pjesë e Kukësit pasi mesfushorit i ka përfunduar kontrata dyvjeçare me kuksianët. Largimin e tij e ka bërë të ditur me anë të një njofitimi në rrjetet sociale, por pa treguar se ku do të jetë destinacioni për sezonin e ri. Kujtojmë se Taipi u afrua te Kukësi dy sezone më parë, ku ishte pjesë e Skënderbeut në Abissnet Superiore. Sezonin që u mbyll, Kukësi ishte mes rrezikut dhe mbijetesës në Kampionat.

 

Divorc pas tre vitesh, Ardit Hoxhaj largohet nga Vllaznia

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Ardit Hoxhaj ka treguar se nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2023-2024. Sulmuesi shpall “divorcin” me shkodranët pas tre viteve që ai i quan të suksesshëm. Për këtë sulmuesi tregohet i lumtur për të gjithçka që ka fituar. Në sezonin 2020-2021 Hoxhaj u largua nga Flamurtari, me të cilin luajti një sezon dhe shënoi 8 gola, ndërkohë që me fanelën e Vllaznisë në 3 sezone shënoi 19 gola në Kampionat dhe në Kupë. Por vlonjati ende nuk e ka bërë të qartë destinacionin e ri.