Kohë rinovimesh te Roma, mesfushori gati të nënshkruajë kontratën e re

166
Sigal

Bryan Cristante do të rinovojë me Romën. Mesfushori i njohur dhe klubi italian do të nënshkruajnë shumë shpejt kontratën e re, e cila pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2027.

Për 27-vjeçarin ka përmirësim edhe të kushteve ekonomike, pasi tashmë do përfitojë tre milionë euro në sezon.

Cristante është mjaft i preferuar nga trajneri Mourinho dhe në këtë sezon ka luajtur 15 ndeshje, duke shënuar edhe një gol. Në edicionin e kaluar, lojtari veshi fanellën e Romës në 34 ndeshje të Serisë A.