Klubet me më shumë vlerë, dominojnë skuadra e Premier League

318
Sigal

Kompania e njohur financiare dhe audituese KPMG ka përllogaritur vlerën e 32 klubeve europiane të futbollit dhe ka publikuar një renditje , që kryesohet nga Reali i Madridit, me një vlerë prej 3.5 miliardë eurosh.

Në përllogaritje merren parasysh faktorë si vlera e kartonit të lojtarëve, të ardhurat nga stadiumi, të ardhurat nga e drejta televizive etj., ndërsa podiumi plotësohet nga Manchester United dhe Barcelona.

Plot 6 skuadra italiane janë pjesë e 32 klubeve më me vlerë në Europë, por asnjëra prej tyre nuk pozicionohet në 10-shen e parë, teksa Juventus ka zbritur në vendin e 11-të me vlerë 1.5 miliardë, ndërkohë që Interi mban vendin e 14-t.

Edhe dy skuadrat e kryeqytetit, Roma e Lazio kanë njohur një rritje të ndjeshme të vlerës gjatë viteve të fundit, ndërsa Milani, që renditet i 22-ti, ka pësuar një rënie me rreth 3.5% krahasuar me vitin 2016. Vlen të theksohet se nga 10 klubet më me vlerë, në Europë, 6 janë pjesë e Premier Leagues, të dhëna këto që konfirmojnë më së miri stabilitetin ekonomik të klubeve të futbollit në Angli.