Klubet e superiores krijojnë Ligën Profesioniste

270

Tashmë krijimi i Ligës Profesioniste me klubet e Superiores është një realitet që do të kurorëzohet brenda vitit 2019. Qëllimi i Ligës është vetëvendosja e rregullave për të ndihmuar garën dhe për të rritur pavarësinë financiare dhe organizative të klubeve. Liga do jetë anëtare e FSHF-së. Synimi kryesor është institucionalizimi i këtij procesi, statuti do të rregullojë marrëdhëniet me federatën për kuadrin rregullativ. Liga do të ketë buxhetin e vet dhe do të krijojë e administrojë vetë të ardhurat, ndërkohë që do të ketë kritere të caktuara për gjithë klubet që duan të bëhen pjesë e Superiores. Po ashtu, Liga do të ketë Komision Disipline më vete, ndërsa FSHF do të ketë komisionet e Apelit. Nga pikëpamja e statutit çdo klub i Superligës humbet të drejtën e pjesëmarrjes në Ligë sapo del nga Superiorja dhe e kundërta, çdo klub që ngjitet bëhet pjesë e Ligës. Nëse një klub hyn në Superligë dhe nuk pranon të jetë anëtar i Ligës, mund të vazhdojë, por pa përfitimet që vijnë nga Liga dhe kjo nuk u leverdis. Menaxhimi do të jetë 100% nga vetë Liga duke respektuar marrëdhëniet statusore të cilat do të jenë të kooperuara me rregullat dhe ligjet e FSHF dhe në zbatim të kritereve të UEFA-s dhe FIFA-s. Liga e re do të përfaqësojë klubet e Superligës dhe do të menaxhojë vetë gjithë të ardhurat, pa ndërmjetësinë e FSHF-së, arbitrat i ndan Liga Profesioniste, përpos që edhe e drejta televizive që është e firmosur nga Federata do të transferohet, drejt menaxhimit nga Liga, një hap i madh ky drejt ndarjes së pushteteve dhe organizimit të pavarur,”.Kontrata aktuale nuk mund të ndërpritet, por ka edhe burime të tjera dhe do të ketë negociata”. Provizorisht FSHF ka propozuar që vitin e shkuar që zëvendëspresidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, të jetë presidenti i parë i Ligës Profesioniste, pasi është ai që është marrë me ngritjen e saj dhe është personi më i informuar në çdo drejtim, përveçse mjaft i përgatitur juridikisht e profesionalisht. Është një zgjedhje e pranuar nga klubet, që do të thotë se ai do të heqë dorë nga posti i zëvendëspresidentit në FSHF, por do të mbetet pjesë e Komitetit Ekzekutiv, pasi është përcaktuar që Liga të ketë një anëtar në KE. Libohova ka folur në lidhje me Ligën dhe ka sqaruar gjithçka për organizimin, funksionimin dhe detyrat e saj.

Odise Roshi, Sulmuesi Kuq e Zi drejt rikthimit

Mbas disa eksperiencave të suksesshme në Kroaci, sulmuesi fierak do të largohej deri ne Rusinë e largët, për të luajtur me superiorët e Ahkmat Groznyt. Sulmuesi Kuq e Zi ka kohë që është larg fushës së futbolli. Ai së bashku me Sadikun ishin mungesat e mëdha të dështimit të Kombëtares në Ligën e Kombeve Një pjesë e këtij problemi padyshim ishin dhe mungesat e disa lojtarëve kyç në kombëtare, mes tyre Armando Sadiku apo Odise Roshi, të dy të dëmtuar në ligament. Të dy “kuq e zinj” kanë kaluar me sukses fazën e operimit dhe tani kanë nisur stërvitjen për tu rikthyer sa më parë në fushën e lojës. Odise Roshi është duke vijuar përgatitjet në Itali, aty ku ndodhet prej muajsh dhe po arrin formën dita-ditës. Sulmuesi i krahut i kombëtares është duke kryer seanca intensive stërvitore në palestër, ndërsa prej pak javësh ka nisur vrapimet dhe kontaktin me topin. Ky është një lajm i mirë për 27-vjeçarin e kuqezinjve, që tashmë pret me padurim rikthimin në fushën e lojës. Nëse gjithçka vijon sipas planit që i kanë dhënë mjekët, Odise Roshi do të jetë gati për të zbritur në fushën e lojës në muajin mars. Kështu ai rikthehet për të luajtur me Ahkmat Grozny në Rusi, por njëkohësisht rikthehet edhe për kombëtaren shqiptare, që e ka vuajtur shumë mungesën e tij. Fieraku është shprehur se kërkon që të rikthehet në 100% të formës së tij. Për këtë arsye është duke punuar me trajner personal në Turin të Italisë, me qëllim që gjithçka të jetë e kuruar deri në detaj.

Merkato: Aliti drejt Suedisë, 500 mijë euro, për mbrojtësin korçar

Mbas dy vitesh pranë kampionëve të Skënderbeut dhe mbas një eksperience evropiane mbrojtësi kosovar mbush arkën e Skënderbeut në këtë fund dhjetori. Nga burime të konfirmuara mësohet se mbrojtësi korçar do të transferohet drejt kampionatit suedez këtë merkato dimri. Me gjasë ekipet që do marrin shërbimet e mbrojtësit do të jenë, AIK, kampionia e Suedisë, Malmo apo Norrkopingun. Edhe pse transferimi nuk është konfirmuar për cilin ekipi bëhet fjalë, deduksionet të çojnë te këto ekipe sepse janë të vetmet që mund ta përballojnë këtë shifër kaq të lartë. Mbrojtësi ka një eksperiencë të suksesshme në Evropë duke qenë se ka luajtur në Zvicër me Luzernën, Moldavi me Sheriff Tiraspolin dhe në Kroaci me Slaven Belupon. Drejtuesit kanë zgjedhur dhe pasardhësin e tij, “frenat e mbrojtjes” do t’ia besojnë Ndërkohë Kaba Sambous do të jetë “mëkëmbësi” i kosovarit. 25-vjeçari do të luaj takimin e fundit me fanellën e Skënderbeut, këtë të premte ku do të ketë përballë ekipin e Kamzës.. me dënimin e UEFA-s, nuk mund të përfaqësohen në kompeticionet evropiane. Në kushte kur Skënderbeut i mohohet luajtja në kupat e Evropës shitja e lojtarëve është një strategji e njohur e trajnerit Takaj që krahas bllokimit të karrierës së futbollistëve kërkon edhe të mbushë arkën e ekipit me shitjen e lojtarëve cilësorë.

Luftëtari, tabelë merkatoje. Mezani: Është e pandershme të kërkohen futbollistë që janë nën kontratë

Nën trysninë e një ekipi që nuk ka financa të mjaftueshme, stafi gjirokastrit kërkon të ndryshojë opinion në radhët lojtarëve të saj. Paraqitja e futbollistëve të Luftëtarit në transfertën e fundit në Korçë e ka shtuar oreksin e menaxherëve për ta boshatisur këtë ekip. Në mes kësaj gjendje trajneri Mezani akuzon klube që bëjnë lojë të pandershme në rregullat e “fair play-t” Vlonjati i trajningut, Gentian Mezani ka meritë të veçantë në suksesin e Luftëtarit, ai ka ditur t’i motivojë futbollistët e tij edhe pse atmosfera nuk ka qenë aspak në favor të tij. Në kushtet e mungesave financiare përpos menaxherëve janë edhe vetë futbollistët që kërkojnë të largohen në ekipe me financa të qëndrueshme. Gjithsesi trajneri vlonjat shprehet se “Kemi marrë garanci për vazhdimësinë në aspektin financiar, ndaj do të mendojmë vetëm për fushën” ndërsa për fitoren ndaj Skënderbeut do të vazhdonte- “Nuk e kisha menduar se do dilnim me 3 pikë, por kam besim të plotë gjithnjë, sepse ndeshjet kanë 3 rezultate dhe kisha besim të madh se nuk do dilnim pa pikë nga Korça. Situata është normalizuar në ekip dhe duke parë skuadrën gjatë javës, kam parë motivim të madh”. Ndërkohë që trajneri gjirokastrit akuzon klubet e tjera që po kërkojnë të “vjedhin” futbollistë edhe kur ata janë nën kontratë Për këtë problem Mezani do të shprehej – “Nuk më shqetëson fare fakti që flitet për largime. Më shqetëson vetëm fakti që kontaktohen apo përfliten lojtarë që janë nën kontratë. Nuk është profesionale që lojtarët e mi të kontakohen para çdo takimi dhe këtë e them hapur, sepse disa klube e kanë bërë, duke shpërqendruar lojtarët tanë. Shpresoj që gjëra të tilla të mbeten në të shkuarën”. Këtë javë Luftëtari do të jetë në një ndeshje prove, teksa do të presë kryesuesit e tabelës Partizanin në një takim ku të dy ekipet kërkojnë vetëm fitoren.