Kërkesa ekonomike për rinovimin e kontratës së David Alaba-s çmend drejtuesit e Bayern Munich, zbulohet debati në restorant

343
Sigal

David Alaba është kthyer në çështje për ekipin e Bayern Munich. Lojtari ende nuk ka rinovuar kontratën dhe për ta bërë këtë, lojtari austriak së bashku me babin dhe menaxherin e tij i ka paraqitur kërkeesat ekonomike për të rinovuar kontratën e re. Klubi bavarez nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero mbrojtësin anësor.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic kanë pasur një takim me babanë e futbollistit, George Alaba, dhe agjentin Pini Zahavi. Ky i fundit ka kërkuar që mbrojtësi të shpërblehet me një kontratë të mirë, duke theksuar se është një lojtar i klasit botëror dhe se meriton 20 milion euro në sezon.

Bild raporton se aty drejtori sportiv Salihamidzic nuk ka duruar dhe ka ngritur zërin, duke i thënë menaxherit Zahavi se “në cilën botë jetoni?!”. Në një periudhë krize, për austriakun kërkohet një shumë e çmendur dhe te Bayern nuk kanë ndërmend t’u futen aventurave.Nga ana tjetër menaxheri i Alaba “kërcënon” me largim falas të mbrojtësit sezonin e ardhshëm, kur edhe i përfundon kontrata. Gjithsesi është e vështirë që një klub t’ia plotësojë një kërkesë të tillë mbrojtësit të Bayern, sidomos tani që duhet paguar për kartonin e tij.