Kejn: Kam luajtur 200 ndeshje me Totenhemin, tani dua 200 gola!

322
Sigal

Titullar kundër Uest Hemit, Herri Kejn ka arritur shifrën e 200 ndeshjeve në Premier League me fanellën e Totenhemit. Sulmuesi anglez, pas ndeshjes, ka treguar se i ka idetë e qarta për të ardhmen. “Jam ende 26 vjeç, ndaj shpresoj të arrij të shënoj sa më shpejt 200 gola me këtë fanelë. Të shënosh është ndjesia më e bukur. Kam luajtur 200 ndeshje, koha kalon shpejt. Dua të jap më të mirën dhe të shfrytëzoj çdo rast”. Deri më tani Kejn ka realizuar 137 gola në Premier League, golin e fundit e shënoi pikërisht dje në derbin londinez dhe ishte një gëzim vërtet i madh pas një dëmtimi të gjatë.