Kategoria e Parë/ Dinamo triumfon në Vlorë, mposht Flamurtarin mes tensionit (VIDEO)

120
Sigal

Dinamo ka mposhtur në transfertë Flamurtarin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë.

Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste dhe goditje në portë. Ndërsa në pjesën e dytë e dytë gjithçka ndryshoi pasi të dyja ekipet u ndezën.

Tensioni në tribunë dhe pankinë detyroi arbitrin Kreshnik Cjapi të ndëshkonte me karton të kuq mjekun e klubit blu. Por sfida u vendos në minutën e 82’ teksa Dinamo kaloi në avantazh falë golit të Denison nga pika e bardhë e penalltisë.

Kaq mjaftoi që të nxeheshin gjakrat mes trajnerit të Flamurtarit Marcelo Troisi dhe drejtorit të Dinamos Ermal Barushi të cilët u ndëshkuan me karton të kuq. Më pas u revoltuan edhe tifozët vlonjatë duke hedhur shishe në fushë.

Mes tensionit dhe penalltisë së diskutueshme Dinamo mori 3 pikë duke u ngjitur në vendin e 2-të me 37 pikë dhe Flamurtari zbret në vendin e 3-të me 35 pikë.