Kategoria e Parë/ Dinamo do të bëjë kthesë, Bylisi bën rezistencë

534
Sigal

Një situatë që ndryshon nga dita në ditë në Kategorinë e Parë, nisur edhe nga dënimet e fundit që u morën nga FIFA, në dëm të Dinamos që e sheh veten duke i zbritur shkallët e renditjes më me shpejtësi se sa i ngjiti. Një 3-pikësh që sigurisht dhemb shumë për dinamovitët, që këtë të shtunë përballen me Bylisin, me shpresën për të arritur vetëm fitore, duke mos lëshuar më pe ndaj ekipeve të tjera që qëndrojnë përpara. Aktualisht Bylis ka vetëm një pikë më shumë sesa Dinamo, duke e bërë këtë ndeshje jetike për të dy ekipet, pasi lufta për kreun bëhet më e fortë pas çdo ndeshjeje, diçka që vihet re edhe në afrinë që kanë ekipet në pikë.

Lushnja viziton Luftëtarin për të grumbulluar edhe 3 pikë të tjera

Një ndeshje e lehtë në letër e pret Lushnjën, pasi aktualisht e favorizon edhe pak kalendari duke pasur këtë javë përballjen me gjirokastritët, që aktualisht ndodhen në vendin e 8-të të renditjes dhe për lushnjarët është detyrim që të fitojë në këtë ndeshje, duke parë që edhe ka krijuar një farë distance me ndjekësit më të afërt, në tre pikë, duke shpallur në një farë mënyrë pretendimin e fitores para gjithë ekipeve të tjera.

Sopoti pret në shtëpi Naftëtarin, vendin e fundit në tabelë

Një histori e njëjtë me të Lushnjës ka aktualisht edhe Sopoti që do të përballet me vendin e fundit të tabelës, Naftëtarin, në përpjekje për të marrë edhe një tjetër fitore, pas asaj me Pogradecin javën e shkuar. 3 pikët e hequra Dinamos nuk kanë ndihmuar asnjë skuadër më shumë se librazhdasit që arritën kështu të bëhen edhe një herë rrezik konstant për skuadrat që ka më përpara, duke ngritur përsëri pretendimet për fitore, ashtu si në fazën e parë.

Butrinti-Shkumbini, vendi i dytë i renditjes kërkon të bëjë hapa para

Një Butrint në formë shumë të mirë sa i përket rezultateve të arritura por edhe renditjes në tabelë, edhe pse erdhi falë një dënimi të Dinamos. Aktualisht Butrinti është padyshim një nga ekipet më të mira në këtë fazë të dytë, ku po tregon një ecuri dhe vendosmëri për të shkuar drejt vendit të parë, vend që e mbante për disa javë edhe në fazën e parë por disa rezultate negative e hoqën nga “froni”.

Tomori-Pogradeci, ndeshja e ekuilibrave në grupin B

Një takim shumë i ekuilibruar ky mes Tomorit dhe Pogradecit, që përveç të gjithave kanë vetëm një pikë diferencë, me beratasit që ndodhën një pozicion më poshtë dhe në fushën e tyre kanë mundësinë që të kalojnë përpara, gjithmonë nëse arrijnë fitoren. Pogradeci vjen pas një humbjeje në këtë ndeshje dhe në takimet e fundit ka humbur shumë terren ndaj vendeve të para, duke e kaluar disi në radhë të dytë rëndësinë që ka fitorja e kampionatit, pasi pas çdo ndeshjeje duket edhe më larg, diçka që shquhet edhe tek Tomori që me një llogaritje të thjeshtë qëndrojnë plot 8 pikë larg vendit të parë.

Grupi A

Besa-Burreli

Mamurrasi-Iliria

Tërbuni-Veleçiku

Kamza-Besëlidhja

Kastrioti-Ada

 Grupi B

Dinamo-Bylis

Luftëtari-Lushnja

Sopoti-Naftëtari

Butrinti-Shkumbini

Tomori-Pogradeci

Kafshimi i Suarezit në Ligen e Kampioneve, kafshimi që nuk lë “gjurmë”

Ashtu siç u pa, Luis Suarez, futbollisti uruguaian i Barcelonës, shprehu potencialin e tij si futbollist duke shënuar dy gola ndaj Sitit në Ligen e Kampioneve, dy gola që ngjanë si “kafshim” për “qytetarët” që nuk i bënë dot ballë furisë katalanase, duke u mundur në shtëpinë e tyre. Por, pothuaj si gjithmonë, tek Suarez u vu re edhe kafshimi i vërtetë, i mbetur në tentativë, ndaj mbrojtësit Demikelis, ku nga pamjet e ofruara vihej re “sulmi” që kishte ndërmarrë ndaj mbrojtësit. Nisur nga kjo, u fol se UEFA do të ndërmerrte masa ndaj uruguaianit, pasi ky i fundit njihet për të tilla raste, por në fakt UEFA doli dje me një deklaratë zyrtare duke thënë se asnjë masë nuk do të merret ndaj tij, nisur kjo edhe nga raporti i kryesorit të arbitrave, Bryzh, që nuk ka parë diçka të tillë, që mund ta dënonin përsëri Suarezin.