Kategoria e Dytë/ Flamurtari ngec në transfertë, Gramozi mposht Memaliajn. Ja të gjitha rezultatet

200
Sigal

Sot, Kategorisë së Dytë zhvillon në orën 15:00, shtatë ndeshjet e javës së 21-të.

Në Grupin A, kryesuesit e Flamurtarit që javën e kaluar siguruan rikthimin në Kategorinë e Parë do të luajnë në transfertë ndaj Sopotit. Labëria e vendit të dytë do të sfidojë në transfertë Këlcyrën.

AF Luftëtari do të masë forcat në transfertë kundër Devollit. Sfidat e tjera janë: Gramozi-Memaliaj, Përmeti-Naftëtari dhe Tepelena-Albpetroli.

Ndërkohë po në orën 15:00, luhet dueli i Grupit A mes Murlanit dhe Ilirisë: Për më tepër iu ftojmë të ndiqni të gjitha rezultatet në kohë reale.

REZULTATET: 

GRUPI A:

MURLANI-ILIRIA 2-2

GRUPI B: 

GRAMOZI-MEMALIAJ 1-0

KËLCYRA-LABËRIA 1-2

PËRMETI-NAFTËTARI 1-0

TEPELENA-ALBPETROLI 0-0

DEVOLLI-AF LUFTËTARI 1-1

SOPOTI-FLAMURTARI 1-1