Kastrioti nuk ia doli të mbijetonte në Superiore, vjen largimi i parë nga krutanët

166
Sigal

Kastrioti është skuadra e parë që ka rënë në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Krutanët pas humbjes me Partizanin u shuajtën të gjitha shpresat.

Menjëherë me të rënë në një kategori më poshtë kanë nisur edhe largimet e para nga krutanët. Sipas “Superliga Shqiptare” Milos Stojanovic është lojtari i parë që u jep “lamutmirën” ekipit të Emiliano Çelës.

Qendërmbrojtësi serb largohet si lojtarë i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Kastriotin. Kujtojmë se këtë sezon serbi ka luajtur në 37 sfida mes kampionatit dhe Kupës ku ka arritur të shënojë edhe 1 gol, ndërsa ka dhënë edhe një asist.