Skënderbeu bie në Kamzë, Rezi “as”-i që ishte “braktisur”

505
Është mbyllur ndeshja e katërt e javës së dytë të Kategorisë Superiore, dhe në Kamzë, skuadra e Skënderbeut nuk mundi të marrë më shumë se barazimin. Ndoshta përfaqësimi në ndeshjet e Europa Ligë, ka sjellë lodhje për skuadrën korçare, por asnjëherë në këtë rezultat nuk mundet që të mohohen edhe vlerat e Kamzës. Ish-golashënuesi më i mirë i Kamzës në Kategorinë e Parë, Rezi, ishte lënë në hije nga trajneri Ndreu, ndërsa dje ai ka treguar se i mungonin vetëm minutat, jo nuhatja e golit, duke shënuar edhe të parin për Kamzën në këtë sezon. Një ndeshje e nisur keq me policinë, për të vazhduar virtualisht me batuta në rrjetet sociale nga lojtarët e të dyja skuadrave, dje tregoi se fusha ndryshon nga interneti. E këtë ndryshim së pari duhet ta kenë parasysh korçarët, të cilët me paraqitjen e tyre në Kamzë, treguan se në muajt në vazhdim, do të lodhen sa në Europë e në Superiore. Kamzalinjtë e merituan barazimin.
Sigal