Teuta-Partizani, ja formacionet zyrtare

73

Starton në orën 20:45 sfida ndërmjet Teutës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 34-t të Kategorisë Superiore.

Një sfidë me një rëndësi tepër të madhe për të dyja skuadrat, të cilat synojnë kualifikimin në Europa League, me ekipin kryeqytetas që duhet të fitojë me çdo kusht.

Trajneri e Teutës, Edi Martini, dhe ai i të kuqve, Reinaldo Kalari, kanë zgjedhur lojtarët që do e nisin nga minuta e parë supersfidën e mbrëmjes së sotme.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Celeski, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, E.Vila, Avdyli, Çyrbja, Kallaku, L.Vila, Kapllani.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, William Cordeiro, Telushi, Kodra, Solomon, Brown, Bardhi.