Kastrioti-Elbasani/ Pamjet e sherrit, momenti kur tifozët përplasen me policinë (Video)

18
Sigal

Pas ndeshjes Kastrioti-Elbasani, e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë, e luajtur në Krujë një incident ka ndodhur mes tifozëve dhe policisë.

Pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin 2-2, fillimisht një tifoz i verdhebluve ka gjuajtur me një bidon plastik një nga policët të cilët ndodheshin në ambientet e jashtme të stadiumit. 

Pas këtij incidenti, punonjësi i policisë i ka bërë thirrje të ndalojë veprimin e tij shtetasit A.B., 30 vjeç, por në këto momente është hasur me zemërimin dhe një reagim nga i gjithë grupi i tifozëve. 

Jo vetëm kaq, por në momentin që efektivi i policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur rezistencë nga 30-vjeçari dhe nga tifozët e tjerë.

PAMJET E SHERRIT – VIDEO

Pas këtyre momenteve, është dashur ndërhyrja e policëve të tjerë ku dhe kanë bërë shoqërimin e 30-vjeçarit në Komisariatin e Krujës.