Kampionati i mundjes/ Tirana shpallet kampione, dominon në të dyja kategoritë

126
Sigal

Në mjediset e Pallatit të Sportit, ‘Farie Hoti’, në kryeqytet u zhvillua Kampionati Kombëtar i Mundjes.

Në këtë event morën pjesë mundësit më të mirë shqiptarë, që garuan mes tyre në të dyja stilet: Atë greko-romak dhe stilin e lirë.

Në të dyja disiplinat triumfoi KS Tirana, duke dominuar edhe njëherë tjetër sportin e mundjes në vendin tonë.

Njoftimi i klubit të Tiranës:

 Tirona Kampion 
 KS Tirana është shpallur Kampione e Shqipërisë në Kampionatin Kombëtar të mundjes për vitin 2023 që u zhvillua në “Farie Hoti”
 Bardh e blutë u shpallën kampionë në të dyja kategoritë e mundjes, stilin e lirë dhe atë greko roman duke dominuar edhe njëher tjetër sportin e mundjes në vendin tonë.
 Një bravo e madhe për trajnerët e Tiranës, Leonard Çakmashi dhe Oltion Karaj si dhe për të gjithë sportistët bardh e blu për punën e pa lodhur dhe rezultatet e arritura këtë sezon sportiv që kulmoi me Kampionatin Kombëtar.