Kalon me sukses operacionin, Teuta vendos për kontratën e mbrojtësit

130
Sigal

Teuta nuk ia doli të zinte një vend në Kupat e Europës për sezonin e ri. Durrsakët zhvilluan një sezon me ulje-ngritje, teksa në fazën e fundit me Arapin në stol bënë paraqitje të mira, duke qenë larg zonës play-off.

Një ndër problemet e Djemve të Detit kanë qenë edhe dëmtimet, me Jackson që për muaj me radhë qëndroi larg formacionit. Një dëmtim në gju bëri që braziliani t’i nënshtrohej operacionit, me këtë të fundit që kaloi me sukses.

Do jenë drejtuesit e Teutës ata që në bazë të gjendjes së lojtarit do shohin mundësinë e rinovimit me mëngjarashin. Për momentin stafi i Teutës po kujdeset që rikuperimi të jetë sa më i shpejtë.