Juventusi “blindon” Moratën, por mban pezull yllin e skuadrës

186
Sigal

Se nga kush do të lindë Juventusi i sezonit të ardhshëm dhe se cili do të jetë boshti që do të ruhet nga grupi aktual, kjo ende nuk dihet.

Këtë e pranon njeriu i merkatos bardhezi, Fabio Paratiçi: “Është folur shumë së fundmi, por ka ardhur ora të qartësojmë disa gjëra. E para është se Alvaro Morata do të jetë pjesë e të ardhmes së Juves. Me Atletikon kemi shumë dyer të hapura, nga rinovimi i huazimit e deri të blerja definitive, ndaj do ta gjejmë një akord, sepse lojtarë seriozë si Alvaro nuk ka shumë në qarkullim..

Po Dibala? Paulo është një çështje tjetër. Me menaxherin e tij flasim çdo javë, por ndoshta pala tjetër nuk duhet të harrojë se në çfarë situate jetojmë. Pandemia ka ndryshuar shumë gjëra. Fillimisht prisnim që situata të zgjidhej brenda pak muajsh, por çdo ditë po vazhdojmë të humbim miliona. Ndaj, nëse nisim të kuptojmë situatën, mund të bashkëpunojmë”