Sigal

Juventus vijon të bëjë pazar te Real Madridi gjatë kësaj vere, duke nënshkruar jo vetëm me Cristiano Ronaldon, por edhe me Javier Santamaria, një fizioterapist, i cili kujdeset për të mbajtur futbollistët në formën e duhur.

Bardhezinjtë po kërkonin një komponent për të përfunduar stafin mjekësor dhe madje edhe në këshillën e Ronaldos kanë punësuar 46-vjeçarin, i cili gjatë 16 viteve të fundit ka punuar te Real Madrid. Në vitin 2014 CR7 gjithashtu e donte edhe në ekipin kombëtar.

Një kërkesë e veçantë e portugezit, i cili në fakt u përputh edhe me nevoja e stafit mjekësor të bardhezinjve, të cilët pranuan këshillën e Ronaldos për të rrëmbyer ish-fizioterapistin e madrilenëve. Ai ishte pjesë edhe e Portugalisë në Kupën e Botës në vitin 2014 për t’u kujdesur për Ronaldon dhe Pepe-n.