Tronditet City, Laporte rrezikon të mungojë 6 muaj

457
Sigal

Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola, ka konfirmuar se mbrojtësi francez Aymeric Laporte rrezikon që të mungojë deri në 6 muaj, pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale në gju.

Laporte pësoi një datim në meniskun e këmbës së djathtë pas një përplasje me Adam Webster në ndeshjen kundër Brighton, të fituar 4-0 më 31 gusht.

City ka konfirmuar se operacioni që është kryer në Barcelonë, është mbyllur me sukses, por mbetet ende të shihet koha e rikuperimit. Ky është një lajm tronditës për City-in që humbet mbrojtësin më në formë të skuadrës, teksa me largimin e Kompany do të jetë e nevojshme edhe afrimi i një tjetër mbrojtësi cilësor gjatë janarit.