Juventus nuk mjaftohet vetëm me Cristiano Ronaldo-n, ‘firmos’ edhe me të birin e portugezit

481
Sigal

CR Junior, djali i Cristiano Ronaldos, është futbollisti më i ri që i është bashkuar akademisë së Juventusit.

Klubi bardhezi bleu Ronaldo-n nga Real Madrid për 100 mln euro, por duket se nuk është mjaftuar me kaq, pasi nga dje djali 7-vjeçar i portugezit ka nisur stërvitjen në Vinovo, qendrën stërvitore të Juves.

Ai është regjistruar me ekipin e 9-vjeçarëve, raporton “Football Italia”.

Ëndrra e Cristiano Ronaldo-s është që djali i tij të bëhet nhjë futbollist i zoti. Madje së fundmi, në një intervistë për mediat italiane Ronaldo u shpreh: “CR Junior është si unë, i pëlqen të luftojë, do të bëhet i madh si i ati.”