Humbja 2-0 në Madrid përballë Atleticos ka tronditur ambientin në klubin e Juventusit. Champions League në këtë sezon ka qenë një objektiv, pasi Seria A, tashmë cilësohet si një formalitet.
Allegri duket gjithnjë e më larg Juventusit dhe sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” Juventus po mendon një rikthim të bujshëm në stol. Bëhet fjalë për Antonio Conten, që për momentin është i papunë, që pas largimit nga Chelsea.
49-vjeçari ishte në krye të bardhezinjve për 3 sezone dhe fitoi 3 kampionate dhe 2 Superkupa të Italisë. Në 2014 ai u largua për të filluar një eksperiencë me kombëtaren italiane. Marrëdhëniet mes Contes dhe Angellit janë përmirësuar dhe tekniku po fiton pikë të rëndësishme në garën për stolin bardhezi.