Cristiano Ronaldo ka humbur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh Juventusin.
5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka dështuar nga penalltia, me goditjen e tij që përfundoi në shtyllë.
Juventusi këtë penallti e fitoi me VAR në minutën e 15′ të ndeshes, ndërsa Ante Rebic u ndëshkua me kartonin e kuq për shkak të ndërhyrjes së gabuar brenda zonës së 16-metrave.





















