Juventus bëhet pengesë për kalimin e Pogba te Reali

430
Sigal

Paul Pogba mund të përfundoj ë te Juventusi gjatë kësaj vere, teksa sipas spanjolles “AS”, “Zonja e Vjetër” është bërë pengesë për kalimin e francezit te Reali i Madridit. Pogba e ka pranuar që do t’i pëlqente të luante nën urdhrat e Zinedine Zidane dhe pavarësisht largimit të Jose Mourinhos, me të cilin kishte përplasjeje të vazhdueshme, sërish e ardhmja e tij në “Old Trafford” mbetet në dyshim.

26-vjeçari, kampion bote në fuqi me Francën, ka ngrirë rinovimin e kontratës me “Djajtë e Kuq”, me aktualen që i skadon në vitin 2021. Ai ka kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen e tij. Me një menaxher si Mino Raiola në krah, nuk është e lehtë të vësh pikat mbi “i”, sepse italiani gjithmonë synon një pagë më të lartë.

Sipas “AS”, Agnelli, Nedved dhe Paratici po mendojnë seriozisht për Pogbanë, me mesfushën bardhezi që do të përforcohej me një element të nivelit më të lartë.