Jude Bellingham fiton çmimin “Golden Boy”, anglezi: Merita i shkon trajnerit Ançeloti

26
Sigal

Jude Bellingam është shpallur fituesi i padiskutueshëm i çmimit të përvitshëm, “Golden Boy” që akordohet nga “Tuttosport”, media torineze në Itali.

Britanikut do t’i dorëzohet sot trofeu ndërsa në një intervistë ekskluzive për “Tuttosport”, thekson se ndjehet i nderuar për trofeun, aq më tepër kur shndërrohet në anglezin e tretë që e fiton këtë trofe pas Wayne Rooney dhe Rahem Sterling.

“Falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar, i njoh mirë cilët janë fituesit e këtij trofeu prestigjioz që ndër të tjera ka lindur pikërisht në vitin 2003, atëherë kur kam lindur edhe unë.

Jam anglezi i tretë që e fitoj pas një prej idhujve të mi si Runi dhe Stërling që e fitoi kur ishte pjesë e Liverpul në vitin 2014.

 “Golden Boy” është një trofe shumë i bukur. Merita për këtë trofe i shkon trajnerit Karlo Ançeloti, por edhe fizioterapistit. Ia dedikoj të gjithë shokëve dhe stafit të Real Madrid. Po ashtu edhe familjes sime”, u shpreh Bellingam.