Ja kush janë sponsorat zyrtarë të Ligës së Kampionave

140
Sigal

Champions League është gara kryesore e klubeve në Evropë. Kjo si pasojë edhe përfitimit të madh financiar. Ky edicion parashikon një çmim prej gati 2 miliardë eurosh, përfshirë paratë që klubet do të marrin sipas ecurisë.

Por ku i merr gjithë këto para UEFA? Të drejtat televizive janë burimi kryesor i të ardhurave. Por ka shumë para që UEFA i merr nga marrëveshjet e sponsorizimit. Lidhur me sponsorët kryesorë, UEFA ka marrëveshje me 8 kompani që japin 370 milionë euro.

Gazprom, Santander, Heineken, Sony, Pepsi, Nissan, Expedia dhe MasterCard janë partnerët tregtarë të UEFA-s në Champions League. Ky kompeticion nuk ndiqet vetëm në Evropë, ndaj këto kompani janë të interesuara të reklamojnë produktet e tyre, për më tepër në kohën e pandemisë, ku tifozët nuk shkojnë më në stadiume dhe reklamat janë pjesë e rutinës nëpërmjet ekranit.

Krahasuar me një sezon më parë, shifra e sponsorizimeve është rritur me 78 milionë euro, pasi në total vitin e kaluar kompanitë e ndryshme derdhën në arkat e UEFA-s 292 milionë euro. Vitin e kaluar UEFA shpërndau për klubet pjesëmarrëse 585 milionë euro. Pak a shumë kjo shifër do të jetë edhe këtë vit.