Ja kush është strategjia e Joan Laportës për t’i rikthyer lavdinë Barcelonës

269
Sigal

Joan Laporta premtoi se nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale te Barcelona, ai do të bënte disa transferime.

Tashmë që është shpallur si kreu i klubit, nga ai do të priten shumë gjëra dhe problemet duhet patjetër të zgjidhen.

Laporta do të përballet me një krizë financiare, që mund të thuhet se u trashëgua nga ish-presidenti Jose Maria Bartomeu që dha dorëheqje nga posti në fund të vitit të kaluar.

Mes të tjerash është edhe kontrata e Lionel Messit, që skadon këtë verë, e që duhet të bindë argjentinasin që ta rinovojë atë.

Përveç gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, janë edhe disa kontrata të tjera të lojtarëve që duhen nënshkruar.

Një tjetër fokusim do të jetë transferimi edhe i disa lojtarëve të tjerë, në mënyrë që të kompletohet një epokë e re nga Laporta.

David Alaba, Eric Garcia, Memphis Depay, Sergio Aguero dhe Erling Haaland, besohet se janë në listën e tij të transferimeve, raporton Diario Sport.

Për të realizuar prurjet e reja, natyrisht Barcelona duhet të shesë disa nga lojtarët që ka në skuadër.