BE mesazh KQZ-së dhe prokurorisë: Verifikoni me kujdes kandidatët për deputetë

281
Sigal

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar që kandidatët për deputetë të kalojnë të gjithë në sitë.

Diplomati i BE i ka kërkuar KQZ-së të bashkëpunojë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe të kalojë në filtrin e ligjit të dekriminalizimit të gjithë kandidatët e listave të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

” Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për 25 prillin për zgjedhjet në Shqipëri. Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët”, shkruan Soreca.

Pak më herët, edhe diplomatja e SHBA, Yuri Kim theksoi se KQZ duhet të verifikojë të gjithë kandidatët, ndërsa paralajmëroi se do të ketë edhe skualifikime.