Ja kush do të jetë trajneri i Interit

416
Sigal

Tashmë nuk ka asnjë dyshim, Antonio Conte rikthehet në Serie A por këtë herë do të marrë drejtimin e Interit.

Mediet në Itali kanë shkrepur një fotografi në Milano, ku Antonio Conte shfaqet me anëtarë të zyrës së shtypit të Interit.

Zikaltërit janë duke planifikuar prezantimin e teknikut italian që pritet të bëhet të martën e javës së ardhshme, shkruan “Sportmediaset”.

Luciano Spalletti, i cili në dy vite qëndrim në ‘San Siro’, kualifikoi dy herë Interin në fazën e grupeve të Champions Leagues.