Habit Emina Cunmulaj, regjistron vajzën në shkollë shqiptare në Mal të zi

668
Sigal

Modelja Emina Cunmulaj është e martuar prej vitesh në SHBA me biznesmenin e fuqishëm Sam Nazarian, e  megjithatë, ajo nuk ngurron t’i tregojë ndjekësve në rrjetin social “Instagram” thjeshtësinë që e karakterizon.

Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shihet në vendlindje, Malësi të Tuzit.

“Jeta e thjeshtë! Me babain tim, duke zgjedhur dhe pastruar qepët e njoma për të bërë lakror”- ka shkruar ajo krahas fotografisë, teksa ka treguar më tej në “Insta Story”, sesi po e mëson vajzën e saj Ellën, që të mbledhë edhe ajo qepë.

Por jo vetëm kaq sot Emina me anë të një video në Instastory tregoi se e ka rregjistruar Ellan përkohësisht në shkollë në mënyrë që ajo të mësohet me fëmijët dhe gjuhën shqiptare.

“Ella është në shkollë”, ka shkruar modelja pranë videos ku shihen ambientet e kopështit dhe fëmijët e tjerë që recitojnë vjersha.