Raporti i Komisionit Europian/ Meta takon ambasadorin e BE Soreca

527
Sigal

Pas publikimit të raportit të progresit të Shqipërisë, nga Komisioni Europian, presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.
Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.

Postimi i Metës

Kënaqësi të takoja sot ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, z. Luigi Soreca, me rastin e publikimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.
E mirëprita dhe e përshëndes rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.