Sigal

Berat Gjimshiti prej ditësh është në tratativa me klube të ndryshme për sezonin e ri. Gjithsesi, mesa duket edhe në sezonin e ri, ai nuk do të ndryshojë skuadër.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Gjimishiti do të qëndrojë te Atalanta. Ardhja e Rigonit do të mbyllë edhe merkaton për klubin. Me sa duket klubi bergamask do t’i besojë më shumë shqiptarit këtë vit, i cili sezonin e fundit e mbylli te Benevento dhe ishte po ky ekip që interesohej për shërbimet e tij këtë merkato.