“Ishte penallti e pastër”, reagon mbrojtësi polak për ndërhyrjen ndaj Rey Manajt: Gabim i arbitrit dhe VAR-i

223
Sigal

Sot në orën 20:45 Shqipëria do të presë Poloninë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Të dyja ekipet në konferencë për media kanë shprehur respekt për njëra-tjetrën, duke bërë të ditur se do të kenë kujdes. Përballja mes të dyja ekipeve fillon në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”, derisa mbrojtësi polak, Kamil Glik ka zbuluar një detaj që mund të jetë i dhimbshëm për skuadrën tonë nga ndeshja e parë.

Ai ka deklaruar se në ballafaqimin e parë, kishte shkaktuar penallti ndaj Rey Manajt dhe gjyqtari e VAR-i, kishin gabuar në vendin e tyre.

“E kam thënë edhe pas ndeshjes në Varshavë, që ishte penallti e pastër, por gjyqtari nuk ndërhyri”.

“Unë nuk i shmangem përgjegjësisë dhe e pranoj që ishte penallti”, ka deklaruar më tej Glik.