Ish-ylli i Premier League deklaron falimentimin: Po jetoj si një dënim me vde.kje, gjithçka ka ikur

112
Sigal

Ish-ylli i Premier League, Craig Bellamy, pas sipërmarrjeve të shumta të pasuksesshme të biznesit, u detyrua të shpallte falimentimin, pasi mbeti pa para. Historia e tij u raportua nga të gjitha mediat britanike dhe ndryshe nga shumë që patën një fat të ngjashëm, falimentimi nuk erdhi si pasojë e një jete të turbullt.

Bëhet me dije se Bellamy aktualisht jeton në një apartament modest në Manchesterin e Veriut, por që ai nuk e ka në pronësi apartamentin dhe nuk mund ta përballojë atë, por që i është dhënë me qira nga Burnley, klubi i Championship ku ai punon si ndihmës trajner i Vincent Kompani.

“Ai nuk zotëron asnjë pasuri, nuk zotëron një makinë. Nuk mund të zotërojë asgjë, është zyrtarisht i falimentuar dhe nëse ka ndonjë lehtësim në këtë fakt që bëhet publik, ai dëshiron të jetë shembull për lojtarët e rinj dhe t’u dërgoju atyre një paralajmërim për njerëzit e shumtë të këqij që ‘rrethojnë’ lojtarët e pasur, të cilët duan paratë e tyre”, sipas mediave britanike.

“Këto pesë-gjashtë vitet e fundit jetoj si një dënim me vdekje, vetëm po pres që dikush të më nxjerrë jashtë, dikush të më hapë derën e qelisë dhe dikush të më thotë se ka ardhur dita. Është një ndjenjë me të cilën nuk mund të jesh kurrë i lumtur dhe gjithçka që kam fituar ndonjëherë në jetën time, sot nuk mund të marr as hipotekë. Nuk kam asnjë të ardhme financiare, gjithçka ka ikur…”, thotë Bellamy dhe vazhdon:

“Jeta ime ishte në pritje. Nuk doja të shmangja taksat, por isha shumë naiv dhe tani qeveria po më persekuton për këtë. Gjithçka që kisha m’u hoq dhe gabimi ishte se u këshillova nga njerëz të gabuar. Arriti në një pikë që falimentimi është një lehtësim për mua, një mënyrë për të jetuar përsëri.”

Ai tregon se nuk ka bërë gabime në jetë në mënyrën se si e shkatërroi alkooli, bixhozi apo droga, por vetëm njerëzit e gabuar të cilëve u besonte.

“Unë e di që disa njerëz ndoshta do të mendojnë se i kam shpenzuar të gjitha paratë për të pirë, për të luajtur bixhoz apo çfarëdo tjetër. Nuk e kam bërë! Nuk kam qenë kurrë në këtë, nuk luaj bixhoz, nuk kam provuar kurrë drogë, Të shkoj në pijetore, kjo nuk ka kuptim për mua personalisht. Kam luajtur “bixhoz”, por me njerëzit, për fat të keq”, pranon futbollisti i famshëm.

Craig Bellamy e përfundoi karrierën e tij në vitin 2014 teksa luante për Cardiff, teksa e kishte nisur karrierën në 1996 si lojtar i Norëich. Pas kësaj, nga viti 2001 deri në 2005, ai luajti për Neëcastle dhe më pas për Blackburn, përpara se të shkonte në Liverpool në 2006.

Ai u transferua te West Ham, më pas te Manchester City, ku luajti nga viti 2009 deri në vitin 2011, pas së cilës u rikthye edhe një herë në Liverpool, para se të shkonte në Cardiff, ku përfundoi karrierën e tij. Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e Uellsit në vitin 1998 dhe luajti gjithsej 78 ndeshje për ekipin kombëtar.