Ish-kapiteni kuqezi Altin Lala: Me Ukrainën ndeshje dinjitoze, me Gjeorgjinë sfidë për tre pikët

KOMBËTARJA/ Nga Gjermania për “Telegraf”, flet ish-kapiteni kuqezi Altin Lala, analizë e vlerësime

Agron KAJA   

Shqipëria e nisi me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve, ishte e merituar fitorja me Ukrainën?

Sigal

Unë mendoj se me Ukrainën ishte një ndeshje dinjitoze, me një rezultat optimal që është një fillim i mbarë. Jo vetëm se ishte një fitore e merituar, por njëherësh thyeu edhe tabunë për bilancin negativ në sfidat e luajtura me Ukrainën.

Veç fitores që nuk gjykohet, ku mendoni se Kombëtarja jonë ishte më superiore në këtë sfidë?

Mendoj se loja në grup ishte e veçanta kryesore, pastaj nëse i referohemi lojës dhe rasteve të krijuara, gjithçka mund të ndryshonte. Por fitorja është një hap para, sepse ne ishim më superiorë edhe në raste sa mund ta kishim fituar 3-1 apo 4-1.

Para ndeshjes, parashikimet ishin në kuota të larta për fitoren e Ukrainës, ishte kjo një fushatë paragjykuese për Kombëtaren tonë?

Grupi ynë B1 është i baraspeshuar. Nuk mund të them se ishte fushatë paragjykuese, por shumë paragjykues ishin trajneri dhe kapiteni i Ukrainës, të cilët nuk e diskutonin fitoren e tyre në këtë sfidë. Bastet nisen nga bilancet historike.

Nga porta, në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm, ju cilin lojtar do të veçoni?

Të gjithë lojtarët që luajtën në këtë ndeshje, i shërbyen fitores. Kjo ishte një ndeshje e fituar nga skuadra, por më deçiziv ishte Ismajli me golin e shënuar dhe golin që i mohoi Ukrainës. Vlerësimiet do t’i dëshiroja pas ndeshjes me Gjeorgjinë.

Do të shërbejë atmosfera e kësaj fitoreje, për një tjetër tri pikësh me Gjeorgjinë?

Unë them se do jetë më ndryshe me Gjeorgjinë. Nisur nga atmosfera me Ukrainën, kjo ndeshje luhet në “Air Albania” ku lojtari i 12-të, tifozeria jonë, do të bëjë diferencën si shtysë për sukses. Këtë e kanë treguar shumë herë, skuadra i pret.

Në raport me këtë kundërshtar kemi bilanc negativ në 7 ndeshje, çfarë duhet të ndryshojë Kombëtarja jonë?

Edhe me Ukrainën thuajse ishte i njëjti bilanc, por e kaluam. Unë nuk nisem shumë nga bilanci, se sa nga gjëndja aktuale e Gjeorgjisë, pasi statistikat janë statistika. Do jetë ndeshje e fortë, me kujdes të kontrrolluar mbetet e hapur për fitore.

Ndeshja ndaj Gjeorgjisë do luhet sot në “Air Albania”, tifozët duhet të jenë të shumtë në këtë sfidë?

Për tifozerinë tonë në “Air Albania”, nuk mendoj se duhet ndonjë thirrje e veçantë, sepse ata e kanë treguar si e përkrahin Kombëtaren. Unë besoj se duhet të mbushet stadiumi, ata janë adrenalina e skuadrës që japin motivim në fushë.

Ndeshjet e tjera janë me Çekinë më 12 tetor dhe me Ukrainën më 14 tetor, keni një parashikim apo dëshirë se si përfundojnë?

Ndoshta duhet që të presim sfidën e sotme me Gjeorgjinë, të cilën e mendoj shumë delikate dhe vendimtare për ecuri pozitive të Kombëtares sonë. Nëse ecim në ritmin e ndeshjes me Ukrainën, patjetër që do kemi rezultate pozitive.

Me këtë start me fitore, cili është urimi i ish-kapitenit kuqezi Altin Lala për ndeshjen me Gjeorgjinë?

Urimi im është ai i gjithë shqiptarëve: Fitore me Gjeorgjinë! Liga e Kombeve është bërë interesante dhe skuadrat janë shfaqur thuajse të barabarta. Ne kemi shumë për të bërë dhe për të thënë në këtë kompeticion, por më parë të marrim tri pikë në këtë sfidë.

 

APELI I DUKËS PËR GJEORGJINË

“… Në Tiranë vjen Gjeorgjia, e cila “trembi” me fitoren e parë ndaj Çekisë. Me pak më shumë kujdes në fushë, ne duhet të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi. Të martën në stadium të mbeshtesim këta djem drejt një suksesi të dytë ndaj Gjeorgjisë së fortë, por jo të pathyeshme …”

Bilanci me Gjeorgjinë

Ndeshje 7, Fitore 1, Barazime 4, Humbje 2, Golat 7:9

 

 

FORMACIONI I MUNDSHËM

Anti-Gjeorgji 1-4-3-2-1

 

Strakosha

Hysaj               Kumbulla        Ismajli Mitaj

 

Laçi                 Ramadani        Asllani

 

Asani               Bajrami

 

Manaj

Treshe belge, ja arbitrat në “Air Albania”

Në ndeshjen e dytë të Ligës B, Grupi B1 në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë. UEFA ka caktuar arbitrin që do vendosë drejtësi në “Air Albania” dhe është 39 vjeçari nga Belgjika, Erik Lambrets. Ai do të ndihmohet nga asistentët Xho de Ueirdt dhe Kevin Monteni, ndërsa Nathan Verbumen është caktuar si arbitër i katërt. Në VAR-i do jetë Bram Van Drishe, dhe të gjithë janë nga Belgjika. Ndërkohë që 39-vjeçari kryesor Lambrets, ka arbitruar 2 ndeshje të Ligën e Europës dhe 1 ndeshje e Ligën e Kampioneve.

UEFA Nations Ligë

LIGA B-GRUPI B1

Datë 7 shtator 2024

Ukrainë-Shqipëri         1-2

Gjeorgji- Çeki             4-1

RENDITJA

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Gjeorgjia      1          3

2.Shqipëria      1          3

3.Ukraina        1          0

4.Çekia            1          0

Datë 10 shtator 2024

Shqipëri- Gjeorgji       20:45

Çeki-Ukrainë               20:45

Trajneri Vili Sanjol: Shqipëria rival i fortë

Francezi i bankinës së Gjeorgjisë, Vili Sanjol, dje në mediat gjeorgjiane është shprehur për ndeshjen e sotme në “Air Albania”, Shqipëri-Gjeorgji. “Në Tiranë na pret një ndeshje e vështirë, e forte por jo e pamundur për të marrë rezultat të mirë. Do luajmë me shpirt gare si ndaj Çekisë, dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm që ta arrijnë këtë synim. Shqipërinë e vlerësoj si një rival të fortë për kreun e Grupit B1, sepse fitorja e saj me Ukrainën nuk ishte e rastësishme. E kam parë atë ndeshje dhe tani i kam idetë e mia për lojën në grup dhe individët që ka Shqipëria skuadër”.