Cikalleshi analizon kombëtaren: Ja çfarë duhet të bëjmë që të jemi ekip më i mirë

171
Sigal

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, në një prononcim para fillimit të sfidës Shqipëri-Andorrë, bëri një analizë të gjatë për të gjithë rrugëtimin e kuqezinjve në këto eliminatore.

Bomberi kavajas e vuri theksin te ndeshja me Poloninë për ndodhitë para ndeshjes që nga shpërthimi i Covidi-it tek mungesa e Gjimshtit, ndërsa vuri theksin te mungesa e përqendrimin në goditjet standarde.

“Besoj s’e kemi bërë një hap pozitiv dhe të përfundojmë sot atë që duam dhe të arrijmë të fitojmë ndeshjen sot.

Pengu? Të gjithë jemi të pezmatuar nga Polonia, jo për atë që ndodh në fushë, por atë që ndodhi para, me COVID-in, dëmtimin e Gjimshitit, e patëm disa mungesa. Jo se do të fitonim patjetër, por do të ishim një grup i plotë dhe do të shihnim se ku do të ishim përballë Polonisë. Pengu i vetëm është ajo ndeshje, për mua, ekipin e stafin. Ky është futbolli e duhet pranuar çdo rezultat, të punojmë sa më shumë e të bëjmë hapa pozitive.

Do ta nis analizën që para ndeshjes me Anglinë, ndoshta që para me Poloninë, këtu dhe atje. Ne kemi treguar që mund të bëjmë futboll ofensiv ndaj ekipeve të forta, siç ishte Polonia. Në ndeshjet me Poloninë menduam se mund të bëjmë diçka më tepër. Ai besimi i tepërt, ndoshta besuam më shumë se sa duhet. Por në ndeshjen me Anglinë në momentin që filluam ndeshjen e pësuam golin e parë me goditje standarde, që e kemi folur gjatë me ekipin që vetëm me goditje standarde nuk duhet të pësojmë se është mungesë përqendrimi më shumë.

Në momentin që pësuam golin aq shpejt, përsëri besuam. Besoj se nga ai presing i tepruar kishim rast me Uzunin, nuk erdhi nga koincidenca por nga presingu. Nuk them se do të ishte histori tjetër, por nuk do ishte ai rezultat në pjesën e parë të paktën.

Golat na erdhën shpejt dhe ne e dinim që duhej rezultat pozitiv për vendin e dytë. Në të shkuarën jemi rreshtuar mbrapa e kemi tentuar kundërsulmin e të dalim mirë e të mos pësojmë gola. Vitet e fundit kemi tentuar të luajmë futboll ofensiv, shënojmë e mbajmë topin. Ne mund të shkonim e rreshtoheshim mbrapa, ndoshta pësoje 2 gola, por në fund nuk do të na vlente ndoshta as barazimi se na duhej fitorja, ndaj ndodhi ajo që ndodhi e na çoi në një farë aventure.

Në fushën e lojës tentuam të gjithë të ishim një grup, por mund të them dhe duhet ta pranojmë që nuk ishim. Kam qenë unë që e kam thënë që duhet të jemi para ndeshjes në intervista. Nuk ishim grup dhe atë shpirt që duhet të kesh sidomos në atë ndeshje nuk kishim dhe këtë unë e ekipi e pranojmë, Tani pas ndeshjes qëndrojnë kritikat, që nuk mund të kalonim në atë lloj aventure. Qëndron, po dëshira ishte e mirë të bënim diçka për flamurin shqiptar.

E shoh që është e qartë që në goditjet e këndit jemi në 1 kundër 1 dhe në standarde në mbrojtje zonale. Nuk mendoj se çalon problemi te rreshtimi, por te përqendrimi. Jo te kombëtarja, por besoj se edhe në ekipet në Europë, goditjet standarde janë ato që të zgjidhin ndeshjen shpeshherë. Një ekip i fortë, është edhe nga arsyet se nuk pëson në goditje standarde. Kualiteti i lojtarëve nuk është se kanë diferencë shumë të madhe përveç Anglisë e të këtij rangu. Por është episodi që vendos, nëse je i përqendruar te goditjet standarde. Mund të arrish rezultate pozitive.

Ne kemi pësuar herë pas here. Nëse duhet të bëhemi ekip i mirë, duhet të mos pësojmë me goditje standarde. Përqendrimi të jetë më i fortë dhe vendosja disi më e mirë. Do ia vija fajin përqendrimit dhe nuk dua që të ndodhë në të ardhmen e njëjta gjë”, tha Cikalleshi.