Ish-futbollisti i Juventus: Ronaldo ka muaj që zvarritet në fushë, duhet ta pranojë moshën

494
Sigal

Kristiano Ronaldo prej disa kohësh nuk është në nivelin e pritshmërive për të. Luzitani i ndikuar edhe nga një dëmtim në gju, ka mbetur pas në realizimin e golave, por edhe në fushë duket i ngadaltë.

Së fundmi, rreth kësaj teme ka folu edhe ish-sulmuesi i Juventusit, Nikolas Amoruzo. Italiani thekson se CR7 ka disa muaj që zvarritet në fushë dhe se duhet të pranojë se ka një moshë të caktuar, ku është shumë e rëndësishme të pushosh.

“ Prej disa muajsh, Kristiano është duke u zvarritur në fushë. Ai duhet të jetë i përulur dhe të pranojë se është në një moshë të caktuar dhe më e rëndësishme është të pushosh se të luash. Është e vështirën për t’u menaxhuar, por jam i bindur se ende mund të bëjë diferencën”, u shpreh Amoruzo.