Intervista/ Hysen Dedja: Futbolli shqiptar ka humbur cilësinë dhe bukurinë

180
Sigal

INTERVISTA/ Specialisti i futbollit Hysen Dedja analizon situatën e topkëmbës në të gjitha kategoritë

Nga Agron Kaja

“Kur ishin Skuka e Xhixha kishte më shumë gola të shënuar. Më ka bërë përshtypje të mirë Erzeni me skuadrën, që ka ndërtuar me lojra rezultate të mira. Në tre faza ka patur shumë gola të shënuar, por cilësia nuk është e mirë.”

Në Abissnet Superiore janë luajtur tre fazat e para të këtij kampionati, si e shikoni renditjen pas javës së 27-të?

Është një renditje reale, por aty mendoja se duhet të ishte edhe Vllaznia, pavarësisht se ka edhe nëntë ndeshje me 27 pikë. Niveli i ndeshjeve nuk ka qenë i mirë dhe cilësi nuk ka, sepse lojtarë cilësorë si Skuka, Xhixha e Bitri janë larguar.

Mendoni se kjo renditje ka shkuar në logjikën e ndeshjeve, apo ka diçka tjetër në gjykimin tuaj?

Kur them se kjo renditje tregon atë ç’ka kanë dhënë skuadrat në fushën e lojës, këtu logjika, apo parashikimi, nuk mund të përputhen. Do veçoja më shumë Vllazninë, e cila ka bërë gabime duke humbur pikë me skuadra që prendendojnë vetëm qëndrimin.

Mendoni se do të ketë një ekip të tretë për garën për titull, kur Egnatia është gjashtë pikë larg dy skuadrave të kreut?

Këtu e fus edhe Egnatian, e cila është skuadër e mirë në përbërje. Por edhe Vllaznia do të ketë ngjitje në vendet e kreut të renditjes nëse korrigjon shënjestër me trajnerin e ri. Ndoshta edhe Erzeni mund ta synojë Europën.

Çfarë veçoni më shumë në tre fazat e para të Superiores?

Kur ishin Skuka e Xhixha kishte më shumë gola të shënuar. Më ka bërë përshtypje të mirë Erzeni me skuadrën, që ka ndërtuar me lojra e rezultate të mira. Në tre faza ka patur shumë gola të shënuar, por cilësia nuk është e mirë.

Java e 28-të duket interesante me përballjet që sjell në kalendarin e saj, kë ndeshje do veçoni?

Do jenë të gjitha ndeshje shumë të vështira, sepse çiftet janë të ndërtuara që synimet e skuadrave të sjellin përballje të tilla. Ndoshta Tirana e ka më të lehtë, por skuadrat duke qenë se disa skuadra nuk luajnë në fushat e tyre, të gjitha çiftet janë të barabarta.

Janë edhe nëntë javë me 45 ndeshje, ku mendoni se do të ketë më shumë ndryshime në renditje: Në krye, në mes apo në fund?

Në të dy kahjet e renditjes do të ketë ndryshime. Sepse skuadrat janë shumë afër me pikë mes tyre dhe me më shumë fitore do përcaktohet kampionia e re, skuadrat që do të luajnë në Europë dhe dy të tjerat që do të zbresin në Kategorinë e Parë.

Komisioni i Displinës ka përjashtuar nga gara ekipin e Tërbunit të Pukës në Kategorinë e Parë, çfarë tregon ky rast?

Nuk mund ta gjykoj vendimin e Komisionit të Displinës, por duke e njohur atmosferën futbolldashëse në qytetin e Pukës, mendoj se është dënuar e gjithë Puka, jo vetëm skuadra e Tërbunit. Duhet të kishte vendime individuale, jo kolektive.

Në Kategorinë e Parë do të luhen ndeshjet e javës së 22-të, Flamurtari-Skënderbeu mbetet si kryesfidë?

E kam ndjekur edhe Kategorinë e Parë, por do të thoja se edhe këtu ka nivel të ulët. Ka rivalitet edhe në këtë nivel, por nuk ka cilësi. Ndoshta edhe për faktin se rrugët nuk gjenden të mira për t’ia dalë synimeve, e këtu cilësia ka humbur.

Nisur nga renditja e kësaj kategorie, ku mendoni se do të bëhet lufta më e madhe në 42 ndeshjet e mbetura?

Edhe në këtë kategori besoj se do të ketë lëvizje interesante në tabelën e renditjes. Për vetë formulën që ka Kategoria e Parë e mban të ndezur garën për hyrjen në Superiore dhe për rënien nga kategoria. Ndryshimet do të jenë në çdo kah të renditjes.

 

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java e 28-të

Nesër, datë 9 prill 2023

Kastrioti-Bylis                15:00

Teuta-Laçi                      18:00

Vllaznia-Erzeni              18:00

Të hënën, datë 10 prill 2023

Egnatia-Partizani            15:00

Tirana-Kukësi                18:00

Renditja

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Partizani            27      47

2.Tirana                27      47

3.Egnatia              27      41

4.Erzeni                27      37

5.Vllaznia             27      38

6.Kukësi               27      35

7.Teuta                 27      34

8.Laçi                   27      33

9.Bylis                  27      29

10.Kastrioti           27      27

 

 

KATEGORIA E PARË

Java e 22-të

Dje, datë 7 prill 2023

Luzi 2008-Lushnja          2-0

Apolonia-Burreli            2-1

Sot, datë 8 prill 2023

Besëlidhja-Tomori          15:00

Flamurtari-Skënderbeu   15:00

Nesër, datë 9 prill 2023

Korabi-Oriku                 15:00

Turbina-Dinamo             15:00

Renditja      

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Skënderbeu        21      41

2.Dinamo             21      37

3.Flamurtari           21      38

4.Korabi               21      32

5.Apolonia            22      31

6.Tomori              21      30

7.Luzi 2008           22      29

8.Besa                  21      28

9.Burreli               22      26

10.Lushnja            22      25

11.Oriku               21      21

12.Turbina            21      20

13.Besëlidhja        21      17

Shënim: Tërbuni është përjashtuar nga gara prej Komisionit të Displinës në FSHF

 

Kategoria e parë

Dashnor Dume: Kreu dhe fundi janë në dritëhije


Në prag të ndeshjeve të javës së 22-të, ish-futbollisti i Tomorit dhe i Kombëtares, Dashnor Dume, e shikon me shumë rivalitet situatën në renditjen e skuadrave të Kategorisë së Parë. Sipas tij, Dinamo e Skënderbeu janë më favorite në kreun e renditjes. “Në 21 javë, skuadrat e kanë treguar realisht fytyrën e tyre. Renditja aktuale e tyre i shpreh vlerat, që kanë, dhe unë veçoj se Skënderbeu e Dinamo do të jenë favorite për kreun e renditjes. Ndërsa Flamurtari do ta ketë të vështirë, më shumë do të jetë në Play-off”, kështu e mendon Dume situatën e kreut të renditjes, ndërkohë që në fundin e saj ai shikon disa skuadra. Ndërsa në fundin e renditjes ai sheh tre skuadra më të rrezikuara. “Largimi i Tërbunit nga gara e lehtëson paksa Lushnjen. Më të rrezikuara janë Burreli, Luzi, Oriku dhe Turbina, ndërsa Besëlidhja mendoj se ka shumë pak mundësi qëndrimi në kategori”.

 

Dënimi i Tërbunit e lehtëson garën

Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga mbyllja e kampionatit të Kategorisë së Parë, Dënimi i Tërbunit nga FSHF-ja sikur do e prishë garën. Sepse Rregullorja e parashikon që: “… Kur një skuadër përjashtohet nga aktiviteti në momentin që është luajtur 50% e garës, të gjitha skuadrat e tjera që do të përballen me të në bazë të kalendarit, i fitojnë ndeshjet në tavolinë me rezultatin 3-0 …”. Kështu: Besa, Lushnja, Luzi, Dinamo dhe Oriku, që në javën e 22-të mendohen me +3 pikë dhe kjo e lehtëson garën e tyre deri në mbylljen e kampionatit.

 

Renditja e Fifa-s

Shqipëria zbret dy vende, Kosova nuk ka lëvizur

Ka dalë dje edhe renditja e FIFA-s për ekipet kombëtare. Kjo vjen pas zhvillimit të ndeshjeve të fundit që u luajtën në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Argjentina është ngjitur në vendin e parë si Kampione e Botës, ndërkohë që ka zbritur nga kreu Brazili që është parakaluar dhe nga Franca. Top10 e plotësojnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia, Spanja dhe Maroku, ndërkohë që Shqipëria ka humbur dy vende duke zbritur në vendin e 68-të. Ndërsa rivalët e kombëtares tonë në grup nuk kanë shumë lëvizje në Ranglistën e FIFA-s. Pavarësisht fitores me Shqipërinë, Polonia ka zbritur e 23-ta, ndërsa Çekia nuk ka lëvizur nga vendi i 38-të. Moldavia është ngjitur me tre pozicione në vendin e 171-të, ndërsa ishujt Faroe kanë zbritur me dy pozicione, në vendin e 125. Kosova nuk ka lëvizur në renditje, duke qëndruar në vendin e 107-të.

 

Lista TOP 10

Skuadrat             Pikët

1.Argjentina          1840

2.Franca               1838

3.Brazili               1834

4.Belgjika             1792

5.Franca               1792

6.Holanda             1731

7.Kroacia              1730

8.Italia                  1713

9.Portugalia          1707

10.Spanja             1682

………………….

68.Shqipëria 1344

 

VENDIMI/ Çfarë tregon përjashtimi nga gara i një skuadre, mos duhej më parë?

Displina “tërbohet” me vendim të vonuar!

Nga Agron Kaja

“Dhuna ka disa burime nga shkaktohet dhe pse? Nuk janë vetëm lojtarët që e ushtrojnë në fushën e lojës, nuk janë vetëm tifozët në shkallët e stadiumeve, presidentët apo drejtuesit e skuadrave. Por mes tyre, duhet që rregulloret e ligjet të dominojnë”

Ndoshta ndodhi ajo që pritej më parë në futbollin shqiptar. Një skuadër futbolli është përjashtuar nga gara, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në përfundimin e kampionatit të Kategorisë së Parë. Është pikërisht skuadra e Tërbunit të Pukës, e cila pasi edhe më parë e kishte bërë disa herë rrugë protestën ndaj gjykimeve, e më gjerë, arriti kulmin të shtunën me një moment që na ka kujtuar vitin e largët 1997, kur arbitrat dhe skuadrat hynin e dilnin nga fusha e lojës në shoqërinë e forcave të policisë. Dhe çfarë ka ndodhur realisht? Ja se si i shprehin këto rradhë të vendimit të Komisionit të Displinës në FSHF ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Tërbuni-Turbina 1-1, e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë: “1.FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%. Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët”.

Atëhere, çfarë mund të themi pas këtij vendimi? Patjetër që ka shumë fjalë për të thënë, dalin përfundime apo konkluzione që herë pas herë janë trajtuar edhe në Gazetën “Telegraf”. Madje në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar është komentuar një temë e tillë për dhunën në fushën e lojës, njëherësh edhe ndaj arbitrave. Atëhere u gjet agresori dhe u dënua, por shkaku i dhunës mbeti jetim! Nga ajo situatë e deri të dielën e kaluar, dhuna sikur “flinte” nën rrogoz, sepse shenja e raste ka patur shpesh herë, por ato janë quajtur të padëmshme dhe pjesë e garës. Madje edhe mediatikisht rrallë është cekur diçka që e godiste dhunën, por pa forcën e duhur që meriton dhuna si fenomen. Shumëkush që nuk e mendon ritmikën e futbollit nga a-ja te zh-ja dhe pretendon se me një gjobë apo ndjesë dhuna u zhduk, i ka bërë dëmin më të madh futbollit në të gjitha nivelet e tij. Nëse e luftojmë fenomenin pa u zmadhuar, shërbimi ndaj futbollit është në rrugën e duhur. Raste të tilla analoge kanë ndodhur në Kategorinë e Parë, në Kategorinë e Dytë dhe në disa ndeshje të moshave. Ndaj tyre nuk është vepruar me dorën e hekurt të rregullit e ligjit, dhe tashmë që vijmë te rasti Tërbunit na duhet që t’i zbardhim më qartë rregulloret.

Por nëse merren vendime të tilla të vonuara, të mos themi se Displina u “tërbua” me këtë vendim ekstrem.

 

Peshëngritje

Në Botërorin U17, vetëm me dy medalje!

Javën e shkuar në qytetin e Durrësit u zhvilluan garat e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes, mosha U17. Shqipëria u përfaqësua me 4 peshëngritës meshkuj dhe 1 femër, ndërkohë që në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” garuan 268 peshëngritës, 133 vajza dhe 135 djem, të ardhur nga 57 vende të ndryshme të Botës. Në përfundimin e këtyre garave spikatën rezultatet e peshëngritësve nga Filipine me 7 medalje ari, Tajlanda e Turkmenistani me nga 6 të tilla. Ndërkohë që Shqipëria nuk shkoi shumë lart në këtë event, sepse e mbylli konkurrimin në vendin e 24-t, duke fituar vetëm dy medalje bronzi me peshëngritësen e talentuar Enkileda Carja në peshën 58kg. Meshkujt ishin larg zonës së medaljeve.

FORMULA 

Hemilton në gjyq, Massa i kërkon një titull


Në garat e Sezonit 2008, piloti Luis Hemilton kishte rivalitetin e Felipe Massa. Në xhiron e fundit të asaj gare në Singapor, që ishte e fundit e sezonit, Hemilton parakaloi makinat që kishte para për të arritur vendin e pestë, gjë që i mjaftoi për të mposhtur Massan. Pika vendimtare e atij sezoni ishte përplasja e qëllimshme në Çmimin e Madh dheFerrari krijoi një rrëmujë në pitstopin e Masës ku ai përfundoi i 13-ti, ndërsa Hamiltoni i treti. Doli i treti dhe mori shumë pikë. Shpresat e brazilianit për ta përmbysur rezultatin u zbehën dhe sot ai po kërkon rrugët ligjore. Pas 15 vitesh, Ekleston tregon se e ka marrë vesh këtë padrejtësi që në vitin 2008, bashkë me presidentin e FIA-s, por nuk kanë dashur ta njollosnin emrin e Formula 1.