Interi nuk përmbahet në merkato, zikaltërit arrijnë akordin për transferimin e radhës

112
Sigal

Interi duket mjaft aktiv në merkato në këto ditë të para, me ziklatërit që po punojnë në disa pista të bujshme si ajo e Lukakut, Dibalës, por dhe të mesfushorit të Kombëtare, Kristjan Asllani.

Nënkampionët e Italisë duket se nuk do të ndalen këtu, me Interin që duket të ketë arritur akordin për transferimin e mesfushorit Raul Bellanova.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, zikaltërit kanë arritur akordin me Kaljarin për një huazim, i cili do t’i kushtojë klubit katër milionë, ku është parashikuar dhe e drejta e blerjes së tij përfundimtare për një shumë rreth shtatë milionë euro.

Bellanova do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Interin ku do të përfitojë një milion euro në sezon.