Interi nis bisedimet për të marrë në ekip Hysajn

439
Sigal

Elseid Hysaj është gjithnjë nën vëzhgimin e ekipeve italiane por dhe angleze. Vazhdimisht skuadra të mëdha kanë shprehur interesin për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit nga Shkodra.

Kësaj radhe është ekipi italian, Interi, i cili e cilëson atë si alternativën ideale për krahun e djathtë. Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka nisur bisedimet për të marrë në ekip mesfushorin e Napolit.

Nëse bien dakord palët, transferimi do të kryhet në qershor por fillimisht duhet kaluar klauzola që është në kontratën me Napolin: 50 milionë euro në rast prishje të kontratës.

Duke qenë se Interi po ngulmon për të marrë shërbimet e futbollistit të Kombëtares shqiptare, mund ta ketë marrë parasysh dhe klauzolën në kontratë.