Masimiliano Alegri qetëson ujërat: Dibala ka kërkuar falje

480
Sigal

Maks Alegri nuk është nga ata që tërhiqet pas dhe nëse ti quhesh Paolo Dibala dhe je ylli i ekipit. Gjithsesi, trajneri i Juventusit në konferencën e fundit për shtyp, ka rrëfyer se argjentinasi ka kërkuar ndjesë për sjelljen e tij, dhe çështja tashmë është e arkivuar.

“Dybala kërkoi falje sepse është njeri inteligjent. Mbi të gjitha drejtuesit i dhanë numrin 10 që është një përgjegjësi e rëndësishme kur mungon kapiteni që është Kielini. Ka patur një sjellje që nuk përputhet me përgjegjësite e tij, por ka kuptuar dhe ka kërkuar falje. çështja është mbyllur. Dibala nuk ka ndërruar pozicion. është çështje karakteristikash dhe lojtarësh që luajnë afër tij. Luan në të njëjtin pozicion, prek të njëjtin numër topash por diferencën e bën fakti që në vend të Higuain këtë sezon ka Ronaldon, që ka karakteristika te ndryshme,” u shpreh Alegri.