Interi merr vendimin drastik, tërhiqet nga gara. Ja çfarë rrezikon

732
Sigal

Situatë tepër e komplikuar në Itali për shkak të Koronavirusit. Ekipi i të rinjve të Interit ka vendosur të tërhiqet nga Youth League.

Inter U19

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, bëhet me dije se zikaltërit nuk do të marrin pjesë në ndeshjen ndaj francezëve të Ren, sfidë kjo e vlefshme për 1/8-at e Championsit për të rinj.

interii

Edhe pse Interi tashmë rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë, nuk do t’ia dijë dhe ka marrë këtë vendim. Veç kësaj, zikaltërit kanë lajmëruar ndërprerjen e aktivitetit në sektorin e të rinjve, pra duke mos marrë pjesë në asnjë aktivitet.