Vora-Iliria edhe për ring, Shënkolli shkund Korabin, Tomori ndalet nga Besa

585
Sigal

Nga Agron KAJA

KATEGORIA E PARË/ Vorakët grushtohen me fushë-krujasit, dje në Berat e Shënkoll u mbyllën ndeshjet e javës së 3-të

Ndeshjet e Kategorisë së parë për javën e 3-të, nisën të premten me ndeshjen Vllaznia-Dinamo 2-0. Një takim ky që veç emocionit të emrave që përfaqësojnë këto dy skuadra, gjithçka foli për shkodranët në lojë e rezultat. Të shtunën u luajtën ndeshjet e tjera të kësaj jave, në të dy grupet, ku më delikate ishin ndeshjet që dolën në barazime. Kështu, Vora priti Ilirinë e Fushë-Krujës në Yrshek, një ndeshje që doli e barabartë në të gjithë treguesit, por pati edhe një element tjetër plus, dhunën mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Këtu nuk duhet thënë asnjëherë se stjuardët nuk sigurojnë, sepse gjithçka lindi dhe përfundoi në fushën e lojës, duke treguar se lojtarët “boksierë” janë ende të paformuar për sportin që ushtrojnë dhe fanellën që përfaqësojnë, për të thënë edhe kryesoren, se rregulloren e kanë shkelur me të dyja këmbët. Ndërsa në ndeshjet e tjera në të dy grupet, A dhe B, jo të gjitha skuadrat vendase ishin superiore në lojë e në rezultat. Duke u shënuar katër barazime, kjo tregon se baraspesha në këto ndeshje ishte pjesa më e veçantë e tyre. Ndërkohë që dje u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 3-të, ku në Grupin A në Shënkoll, skuadra e Korabit ra në “shiun” e 4 golave të vendasve. Shënkolli arriti të merrte një fitore të pastër me shifrat 4-0, çka bëri që Korabi të “dorëzohej” pa asnjë rrjetë të tundur. Ndryshe ndodhi në takimin që u luajt në Berat, midis Tomorit vendas e Besës së Kavajës. Beratasit e dominuan takimin, por gabuan në gjetjen e golit. Në minutën e 55-të Çaço humbet penallti për Tomorin, të cilën e priti portieri Miraka, ndërsa në minutën e 78-të gjejnë golin e avantazhit me anë të Mujkiç. Në minutën e 86-të ishte radha e Besës të humbiste penallti me anë të Çekiçit, por aksionin e ndjek Çelhaka që shënoi me kokë nga brenda zone. Në fund, barazim 1-1.

 

GRUPI A

Ndeshjet-Java e 3-të

Datë 21 shtator 2018

Vllaznia-Dinamo         2-0

Datë 22 shtator 2018

Erzeni-Burreli              1-0

Vora-Iliria                   1-1

Besëlidhja-Veleçiku    2-1

Dje, 23 shtator 2018

Shënkolli-Korabi         4-0

RENDITJA

Skuadrat        Nd       P

  1. Vllaznia 3 9
  2. Dinamo 3 6
  3. Shënkolli 3 6
  4. Erzeni 3 6
  5. Besëlidhja 3 6
  6. Iliria 3 4
  7. Veleçiku 3 3
  8. Korabi 2 3
  9. Vora 3 1
  10. Burreli 3 0

 

GRUPI B

Ndeshjet-Java e dytë

Datë 22 shtator 2018

Oriku-Pogradeci          1-0

Apolonia-Bylis            0-0

Egnatia-Lushnja          0-0

Turbina-Elbasani         2-1

Dje, 23 shtator 2018

Tomori-Besa                1-1

RENDITJA

Skuadrat        Nd       P

  1. Egnatia 3 9
  2. Oriku 3 6
  3. Tomori 3 5
  4. Lushnja 3 5
  5. Besa 3 4
  6. Bylis 3 4
  7. Apolonia 3 4
  8. Pogradeci 3 3
  9. Turbina 3 3
  10. Elbasani 3 0