“Ideja më qesharake në futboll”, Klopp ia thotë troç Ceferin-it për kompeticionin e ri

101
Sigal

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur me presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin, duke i kërkuar atij që të shfuqizojë Ligën e Kombeve.

Liga e Kombeve është një kompeticion që u prezantua për të zëvendësuar ndeshjet miqësore, por Klopp mendon se është e pakuptimtë.

“Mendoj se Liga e Kombeve është një nga idetë më qesharake në futboll, ia thashë Ceferinit”.

“Lojtarët luajnë gjithsej 70 ndeshje për klubin dhe ekipin kombëtar në një sezon, dhe ndonjëherë arrijnë numrin 75, që është vërtet çmenduri. Dhe pastaj, mbi të gjitha, ata duhet të luajnë edhe Ligën e Kombeve, sepse ekziston ky turne”, ka thënë Klopp.

Trajneri gjerman tregon se e kupton UEFA-n, e cila fiton para edhe nga Liga e Kombeve.

“Do të preferoja që UEFA të merrte më shumë para se sa fitimet nga finalja e Ligës së Kampionëve, por të shfuqizonte Ligën e Kombeve. Kjo do të ishte zgjidhja ime”, ka thënë Klopp.