Dhërmi/ Betonierja përplaset me kamionin, shoferi hidhet nga kabina

160
Sigal

Dy mjete te tonazhit të rëndë janë përplasur në mesditë në lagjen Drimadhë të Dhërmiut.

Ka qenë një betoniere me drejtues N.A, 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i betonieres, i cili në momentin e përplasjes është hedhur nga mjeti.

Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Një ditë më parë, në bypassin e Vlorës u regjistrua një aksident tragjik me dy viktima, kur një kamion me inerte doli nga rruga. Në vendin e ngjarjes humbën jetën shoferi dhe pasagjeri.

Dhërmi/Informacion paraprak 

Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.