Icardi i vendos kushte Interit për t’u kthyer

555
Sigal

Icardi s’do të jetë pjesë e Interit as në ndeshjen e së dielës kundër SPAL-it.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, i përfaqësuar nga avokati, Paolo Nicoletti, janë takuar të premten me administrator e deleguar të Interit, Bepe Marotta, për të gjetur një zgjidhje të krizës së marrëdhënies së lojtarit me klubin.

Sipas mediave italiane, takimi mes tyre ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes, por nuk ka “prodhuar” rezultat pozitiv.

Kështu, 26-vjecari nuk do të kthehet në skuadër kundër SPAL-it këtë fundjavë dhe shanset janë që të mos jetë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Frankfurtit në Europa League të enjten, që do të jetë takim i rëndësishëm, pas barazimit 0-0 në Gjermani.
Sipas mediave italiane, Icardi kërkon shpjegime; për shiritin e kapitenit që iu hoq, si dhe një ndjesë publike ndaj tij.

Mësohet se takimi i radhës mes palëve është programuar ditën e hënë.
26-vjeçari ka bërë 28 paraqitje për Interin këtë edicion dhe ka shënuar 15 gola.