“I ulin vlerën” Icardit/ Marotta: Më mirë mos flasim për të

471
Sigal

Mauro Icardi është gjithnjë e më larg Interit, me drejtuesit e klubit të cilët janë të zhgënjyer nga sjellja e sulmuesit argjentinas. Pasi i hoqën shiritin e kapitenit, Inter bën “skonto” edhe për kartonin e tij, krejt ndryshe nga se mendohej në fillim.
Inter është duke menduar që të ulë klauzolën e largimit, nga 110 milion euro në 80, sigurisht shumë kjo e cila është e vlefshme vetëm për ekipet jashtë Italisë. Kjo lëvizje e drejtuesve ziklatër duket më shumë si një përpjekje për të larguar Icardin se sa për ti ofruar rinovimin.
Si gjithnjë pas çdo takimi, më shumë flitet për Icardin se sa për rezultatin e ndeshjes, kështu ndodhi edhe pas sfidës kundër Fiorentinës, ku gazetarët ngacmuan sërish Marottën mbi këtë temë: “Kemi parë një Inter që ka luajtur shumë mirë dje. Kemi folur shumë fjalë të mira për Ikardin, tani është e mira mos të flasim më për të.