
Sulmuesi dhe kapiteni i Interi, Mauro Icardi, do të jetë një nga pikësynimet kryesore të merkatos së verës për Chelsea, sipas “Corriere dello Sport”. Ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, do të zëvendësojë Antonio Conte në “Stamford Bridge” dhe ka filluar tashmë të hartojë një listë të nënshkrimeve potenciale. Një nga prioritetet e tij më të larta është argjentinasi ndërkombëtar, Icardi, për të cilin “Blues” janë të gatshëm të paguajnë 110 milionë euro te zikaltrit, aq sa është edhe klazuola e tij e lirimit në kontratë.