INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” specialist i futbollit Hysen Dedja, parashikon kampionin dhe mbijetesën
Agron KAJA
Cila është përmbledhja juaj e kësaj jave të 31-të dhe e 30 javëve të luajtura deri tani?
Një përmbledhje për sa janë luajtur, e tregon dukshëm se skema “Final 4” është dështake. Sepse skuadrat që e kanë siguruar këtë zonë, bëjnë marrëveshje në kurriz të futbollit, por edhe të skuadrave të tjera që luajnë drejt në çdo ndeshje.
Java e 32-të kishte me rezultate të parashikuara apo surprizë, ju si e komentoni?
Nuk mund ti përgjithësoj të gjitha, por më bën përshtypje humbja e Dinamos me Skënderbeun, që kështu i largon njerëzit nga stadiumi. Kur dihen rezultatet në një ndeshje, stadiumet boshatisen. Ky është kanceri për garën në futbollin tonë.
Nga pesë ndeshjet e kësaj jave, ju cilën e veçoni si sfidën më delikate e përcaktuese për çdo skuadër?
Mendoj se AF Elbasani-Tirana ishte e tillë. Sepse Elbasani mendon që, duke qënë afër Partizanit me pikë, e sulmon zonën “Final 4”, ndërsa Tirana është realisht për mbijetesë. Po ashtu edhe Laçi-Partizani ishte përcaktuese për të dyja skuadrat.
Ndeshja Elbasani-Tirana mbylli javën e 32-të, por në fund kishte përplasje tifozësh, po vjen “erë” rënie?
Si ka shkuar ky kampionat me ngatërrimin e tifozerisë, kjo nuk është e mirë. Sepse futbolli luhet për tifozët, dhe kur ata nuk janë të kënaqur, ndodhin të tilla përplasje. Nuk është faji i tyre, por mbetet tek ata që i kurdisin të tilla ndeshje.
Nuk ka ndihmuar VAR-i në veprimet e arbitrave gjatë këtij sezoni?
Sistemi VAR është vështirë të komentohet. Në futbollin tonë ka luhatje në përcaktimin e VAR, sepse është lehtësuar shumë puna e gjyqtarëve. Deri tani mendoj se me këtë sitem, arbitrat duhet të kenë më shumë reflektin profesional.
Mendoni se verdiktet tashmë janë të përcaktuara të gjitha, apo vetëm në zonën “Final 4”?
Mendoj se edhe në “Final 4” nuk janë përcaktuara plotësisht pozicionet e skuadrave nga vëndi 1 në vëndin 4. Sepse edhe Elbasani është në luftë me Partizanin për këtë zonë, ndërsa pjesa tjetër do ketë luftë për mbijetesë mes pesë skuadrave.
Me humbjen e Tiranës, mendoni se zona për mbijetesë i ka ende pesë skuadra në garë për ti shpëtuar rënies?
Është e rrezikuar shumë. Lëvizjet e trajnerëve dhe lojtarët të pa harmonizuar, e kanë larguar shpirtin e garës te Tirana. Janë disa skuadra të tilla që janë mësuar me mentalitetin e traditën e vet, që te Tirana është duke u larguar në këtë kampionat
Java e 33-të ka në kalendar edhe “derbi”-in e kryeqytetit, Tirana-Partizani, si e parashikoni?
Si do që të jetë renditja, këto ndeshje derbi janë të barabarta kur dalin në fushë. Kjo e veçon këtë sfidë, dhe kështu do ta mendoja edhe për skuadrat e tjera. Kjo mbetet ndeshja më e fortë dhe më delikate e javës së 33-të, për vetë synimet e skuadrave.
Në këndvështrimin tuaj teknik, janë delikate edhe ndeshjet e tjera të kësaj jave të 33-të, apo të lexueshme?
Të gjitha ndeshjet e javës së 33-të janë të vështira. Ndoshta do kemi një javë interesante ku surprizat nuk i mendoj, por mendoj se mund të ketë edhe ndonjë tolerim, kryesisht nga ato skuadra që i kanë realizuar synimet e tyre deri më tani.
Trazira mes tifozëve, po vlon “aroma” e rënies bardheblu
Elbasani mposhti Tiranën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Në këtë sfidë ra në sy numri i lartë i tifozëve në “Elbasan Arena”, nga ku edhe koret ofenduese nuk kanë munguar gjatë ndeshjes. Të dyja tifozëritë njihen për rivalitetin që kanë ndër vite, dhe pasi gjithçka ishte mbyllur, nuk munguan trazirat me tifozët verdheblu që po ofendoheshin në distancë me bardheblutë.
ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 33
E dielë, 30 mars 2025
Datë 6 prill 2025
Laçi-Skënderbeu 15:00
Bylis-Vllaznia 15:00
Dinamo City-Teuta 18:00
Datë 7 prill 2025
Egnatia-AF Elbasani 17:00
Tirana-Partizani 20:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Egnatia 32 58
2.Dinamo City 32 54
3.Vllaznia 32 52
4.Partizani 32 47
5.AF Elbasani 32 43
6.Teuta 32 34
7.Laçi 32 33
8.Skënderbeu 32 33
9.Bylis 32 33
10.Tirana 32 32
“Derbi” i kryeqytetit, Tirana-Partizani, historia dhe realiteti
Llogari për synime të ndryshme, kështu vjen “Derbi” i 179-të i kryeqytetit, Tirana-Partizani, ndeshje e cila do të luhet të hënën më 7 prill 2025, ora 20:00 në “Arena Kombëtare”, në kuadrin e javës së 33-të të Abissnet Superiore 2024-2025. Po cila është historia, dhe cili është realiteti në “derbin” e gjithë Shqipërisë? Natyrisht që kjo histori është e largët, e cila nis më 30 mars 1947, me një fitore të thellë të Partizanit, 8-0. Partizani u krijua në 4 shkurt 1946, ndërkohë që Tirana është krijuar më 15 gusht 2020. Në këtë hapësirë në 79 vite “beteja” mes tyre, në 178 sfidat e luajtura, skuadra e Partizanit është më superiore, me 73 fitore, ndërsa Tirana ka fituar 47 prej tyre, 55 ndeshje janë ndarë në barazim. Ndeshja e fundit “derbi” mes Tiranës e Partizanit është luajtur më 1 shkurt 2025, ku të dyja u ndanë të barabarta 1-1. Por kjo sfidë e 179-të ka si të veçantën më kryesore pozicionin e ndryshëm të dy skuadrave në tabelën e renditjes pas 32 javëve të luajtura. Tirana renditet në vëndin e fundit, 12, me 32 pikë, ndërsa Partizani renditet në vëndin e 4-t me 47 pikë. Dukshëm, kemi një sfidë jetike për të dyja skuadrat, Tirana më rëndë.
KUPA E SHQIPËRISË
Nisin dy gjysmëfinalet, “Final 4” i Kupës
Kupa e Shqipërisë rikthehet nga sot me dy sfidat e para gjysmëfinale. Në këto gjysmëfinale, të cilat janë quajtur edhe si “Final 4” i Kupës, luajnë mes tyre katër skuadrat që renditen në vëndet e para në Abissnet Superiore. Ndërkohë që prej tyre, Partizani është skuadra e vetme që rrezikon pjesëmarrjen në këtë zonë, pasi është vetëm 4 pikë larg AF Elbasani, e cila po e ndjek në ritmikë, kryesisht gjatë fazës së katërt. Ndryshe nga oraret që e ndeshjeve të Abissnet Superiore, në Kupë ndeshjet do të nisin në orën 19:00. Sot, Vllaznia pret Dinamon në “Loro Boriçi”, ndërsa nesër më 3 prill, Egnatia sfidon Partizanin në stadiumin e vet “Arena Egnatia”.
Datë 2 prill 2025
Vllaznia-Dinamo C 19:00
Datë 3 prill 2025
Egnatia-Partizani 19:00