Humb jetën futbollisti i ri i Interit

551
Sigal

Ditë zie tek Interi. Futbollisti i talentuar, Maicol Lentini, ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare, pasi nuk arriti dot të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.

Ai u detyrua të largohet nga futbolli dy vjet më parë, në 2017-ën për shkak të sëmundjes, e cila i mori jetën.

Interi nuk e kishte harruar asnjëherë futbollistin, të cilit i kishte kushtuar dedikime në stadium disa herë pas largimit të tij nga futbolli.