Historike, Leipzig befason ekspertët e Champions, likiudon Atletico Madrid dhe fluturon në gjysmëfinale

69

Për herë të parë në historinë e klubit, Leipzig siguron një biletë për në fazën gjysmëfinale të Champions League. Ndryshe nga çdo parashikim, ekipi gjerman thyen favoritët në këtë përballje, eliminon as më shumë e as më pak, por Atletico Madrid, një ekip ekspert në këtë turne kishte eliminuar më herët kampionët në fuqi Liverpool.

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, Leipzig kaloi në avantazh në minutën e 51-të me Olmo. Atletico u rikthye në lojë me Joao Felix i cili barazoi shifrat në mintën e 71-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 88-të Adams realizoi golin e fitores për Leipzig duke i dhuruar një vend mes katër ekipeve më të mira në Champions. Në gjysmëfinale gjermanët do të përballen me PSG.