Silvio Berlusconi kërkon që Adriano Galliani të bëjë gjithçka për ta bindur ish trajnerin e Realit të Madridit. Mandzukic, Jackson Martinez dhe Kondogbia janë tre emrat në objektivin e Milanit për të bindur Ancelottin. Të tre këta lojtarë janë të lidhur me kompaninë Doyen që menaxhon kartonët e tyre dhe Milani ka marrëdhënie të shkëlqyera me kompaninë me qendër në Maltë.
Në një intervistë dhënë përRadio Capital, numri 1 i klubit kuqezi theksoi se është optimist, por nuk përjashtoi mundësinë e alternativave të tjera. Kemi 4 emra të tjerë në listë, njëri prej tyre është i huaj, qartësoi Berlusconi duke lënë të kuptohet se kontaktet me Unai Emery kanë nisur.
Një qëndrim ky që konfirmon dëshirën e Berlusconit për të mos hequr dorë nga presidenca e Milanit dhe këtë e konfirmon vetë manjati italian kur shton, “Nuk kam menduar asnjëherë ta shes shoqërinë sepse qëllimi im është një partner që të më ndihmojë për të mbështetur financiarisht klubin”, tha Berlusconi.